Telegrafi

Edhe pse është i lënduar, Tammy Abraham mund të transferohet në Arabi

Roma ka bërë një goditje të madhe duke fituar shërbimet e sulmuesit belg Romelu Lukaku.

Duke marrë parasysh ardhjen e belgut (në pritje të zyrtarizimit), Giallorosët pritet të shesin një nga sulmuesit e tyre pasi numri është rritur në repartin ofensivë.

Përveç Lukakut në repartin ofensivë të Romës janë edhe Stephan El Shaarawy, Ola Solbakken, Paulo Dybala, Andrea Belotti dhe Tammy Abraham.

Lexo po ashtu Lukaku ka kompletuar testet mjekësore te Roma - mungon vetëm zyrtarizimi

Sulmuesi anglez është i lënduar dhe pritet të jetë jashtë fushave deri në muajin janar, por ai mund të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Roma.

Calciomercato ka raportuar se skuadra arabe Al Ettifaq ku trajner është Steven Gerrard ka kërkuar informacione te Roma për sulmuesin anglez.

Lexo po ashtu Operohet Tammy Abraham

Roma është e hapur ta shes yllin anglez i cili ishte në listën e largimeve, por vetëm shkaku i lëndimit nuk arritën ta shisnin.

Giallorosët janë të hapur ta shesin Abrahamin nëse vije një ofertë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/