Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u ka dërguar ftesë për takim përfaqësuesve të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Siç njoftojnë nga Zyra e Presidentit, takimi do të mbahet të hënën, më 29 maj, në Villa Goricë, me fillim nga ora 10:00.
Milatoviq beson se qytetarët e meritojnë aktin e pjekurisë dhe vendosmërisë së liderëve politikë, raporton rtcg.
“Përmes dialogut dhe marrëdhënieve të drejta politike, ne demonstrojmë një lloj të ri të kulturës politike dhe kapaciteteve demokratike dhe në këtë mënyrë dërgojmë një mesazh të mirë si për qytetarët e Malit të Zi ashtu edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Milatoviq.
Ai thotë se ka përgjegjësi për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, prandaj ka marrë vendim që të mos jetë pjesëmarrës aktiv në fushatën për zgjedhjet e ardhshme para subjektit politik, ani pse është lider i njërës prej partive politike.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare malazeze do të mbahen më 11 qershor. /Telegrafi/