Site icon Telegrafi

Edhe pse e qëllojnë me revole, arrin të ngritet në këmbë dhe t’i rrah policët amerikanë (Video, +18)

Një burrë edhe pse është qëlluar me revole nga policia amerikane, ka arritur të ngritet në këmbë dhe t’i sulmojë zyrtarët policorë që kishin kamera të vendosura në uniforma që kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Policia e Cleveland ishin telefonuar rreth orës 1:30 gjatë pasdites së dielës, pasi një burrë është parë duke rrahur një grua në rrugë dhe shtënë në ajër me revole, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që patrulla e policisë u shfaq në vendin e ngjarjes, burri iu vërsul policisë duke i detyruar ta qëllojnë me revole. Në një moment e rrëzojnë në tokë, megjithatë ai arrin të ngritet në këmbë dhe të sulmojë sërish policinë.

Pas një konfrontimi disa sekondësh, arrin të lëndoj dy policë, njërit ia thyen dorën dhe tjetrit i shkakton mavijosje në sy nga grushtat. Megjithatë, atyre në momentet më kritike u dalin në ndihmë dy kolegë tjerë që asistojnë në prangosjen e tij.

Një dëshmitar i kësaj ngjarje të tmerrshme ka deklaruar se sulmuesi i ishte vërsulur edhe atij, por i kishte shpëtuar më të keqes duke ikur me shpejtësi të madhe me veturë.

Ndërsa gruaja që është rrahur brutalisht nga sulmuesi raportohet se është në gjendje kritike në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version