Site icon Telegrafi

Edhe pse e martuar, Miley Cyrusit i pëlqejnë akoma femrat

Miley Cyrus (Foto: Elle)

Miley Cyrus tash e disa vite është duke e shijuar romancën e saj me aktorin Liam Hemsworth.

Çifti të cilët janë në lidhje që nga viti 2010, në dhjetor të vitit te kaluar i dhanë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Së fundmi, këngëtarja australiane në një intervistë për “Elle”, ka treguar se çfarë do të thotë për të të jetë e martuar.

Miley Cyrus (Foto: Elle)

“Dhe pastaj është ideja se nëse je grua, jeta jote mbaron kur të martohesh. Mendoj se është shumë konfuze për njerëzit që janë të martuar. Marrëdhënia ime është unike, është kaq moderne dhe unë mendoj se jemi në një vend ku njerëzit bëjnë çfarë të duan. Unë jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por ende jam shumë e tërhequr seksualisht nga femrat”, ka thënë Cyrus.

Biondja këtë vit po ashtu do të vijë për herë të parë në festivalin “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht.

Lexo po ashtu Miley Cyrus vjen për herë të parë në Kosovë në festivalin "Sunny Hill"

Ky festival organizohet nga babai i yllit shqiptar, Dua Lipës, Dukagjini, me ç’rast këngëtarja e konfirmoi edhe ardhjen e Mileyt. /Telegrafi/

Exit mobile version