Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se kishte efekte anësore të lehta pasi u vaksinua kundër coronavirusit në fillim të javës.
“Unë u zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe ndjeva një dhimbje të lehtë në muskujt e mi. Unë mata temperaturën time dhe gjithçka ishte normale”, tha Putin.
Ai deklaroi se ndjeu edhe dhumbje në vendin ku mori vaksinën. Presidenti rus nuk njoftoi se cilën nga tre vaksinat e prodhuara në vend që mori, duke deklaruar se vetëm mjeku që injektoi dozën e dinte këtë.
Rusia nisi një vaksinim masiv kundër koronavirusit në janar të këtij viti, raporton reuters.
Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se gjashtë milionë rusë morën dozën e parë të vaksinës dhe më shumë se katër milionë të dy dozat. /Telegrafi/