Naomi Campbell është padyshim një prej bukurosheve më të njohura në botën e modelizmit.
Ndërsa edhe pse vitet po kalojnë, ajo vazhdon të qëndrojë në vendet e para të listës së modeleve më të kërkuara.
Më 22 maj, Naomi do të mbushë 49 vjet, mirëpo në pozat e reja, ajo ka dëshmuar se mund t’u bëjë konkurrencë kolegeve që janë shumë më të reja në moshë.
Së fundmi, modelja ka ardhur me një fotografi nudo, mirëpo me flokët e gjata e ka mbuluar modestinë e saj.
Përmes fushatës së re të NARS, Campbell është kujdesur që të ngritë vetëdijen për ta vlerësuar vetën dhe sensualitetin. /Telegrafi/