Telegrafi

Edhe pse 52 vjeçare, Halle Berry arrin të marrë vëmendjen me pozat e saj

Halle Berry (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Halle Berry shpesh është përfolur për dukjen e saj gjatë ndërtimit të karrierës, ndërsa edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë temë e faqeve rozë.

Aktorja 52-vjeçare e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke marrë vëmendjen e fansave të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halle Berry

Në pozën bardh e zi, ajo ka treguar shumëçka nga fiziku i saj duke ekspozuar edhe gjoksin nën bluzën transparente.

“Vidhuni për veten dhe për askënd tjetër”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

Në këtë mënyrë, Halle ka treguar se përkundër moshës së saj, vazhdon të jetë një prej aktoreve më të pëlqyera hollivudiane. /Telegrafi/