Jennifer Lopez është kujdesur që të tërheqë gjithë vëmendjen gjatë performancave mahnitëse në Las Vegas.
Këngëtarja ka vënë në pah format trupore me kostum duke bërë që fokusi kryesor të ishte te figura saj.
Edhe pse 48 vjeçare, J.Lo nuk ka nguruar aspak që të ekspozojë sa më shumë nga trupi i saj, ndërkohë që edhe mikrofoni dhe aksesorët tjerë bënin që të dukej shumë tërheqëse.
Natyrisht se nuk ka harruar që ta tregojë pjesën më të famshme të fizikut të saj – pjesën e pasme të trupit.
Lopez është duke realizuar disa koncerte në Las Vegas në kuadër të turneut të saj, “Jennifer Lopez: All I Have”.
Ndërsa sa i përket jetës personale, këngëtarja, e cila e ka dëshmuar veten edhe si aktore, është në lidhje me sportistin Alex Rodriguez.
Çifti është në lidhje që nga marsi i vitit 2017 dhe ata janë pranë që të festojnë një vit bashkë. /Telegrafi/