Telegrafi

Edhe pse 44 vjeçe, Heidi Klum nuk ndihet e moshuar për të reklamuar të brendshmet

(Foto: Getty Images)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Ellen DeGeneres Show, Heidi Klum ka thënë se i ka dëgjuar mendimet e të tjerëve se është koha të tërhiqet nga bota e modës, mirëpo ka thënë se akoma nuk i ka skaduar afati.

“Jam 44 vjeçe dhe shumë shpejt do të mbush 45 (1 qershor), ndërsa njerëzit tashmë më pyesin se a kam plane të tjera. A do të thotë se kemi afat skadimi”, është shprehur mes tjerash modelja.

Manekinia gjermane akoma reklamon veshje të brendshme dhe kostume të larjes duke e sfiduar kështu moshën që ka.

“Pse nuk mundem unë të jem atraktive? Pse duhet që të tilla të jenë vetëm femrat që janë 20 apo 30 vjeçe?”.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Heidi Klum puthet me Emily Ratajkowskin! (Foto/Video)

“Femrat që janë në moshën time, por edhe ato në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat e shtatëdhjetat… pse a kemi një afat skadimi ne? Të gjitha duhet të ndihen seksi. Kush mund të na thotë se ka ardhur fundi?”, është shprehur Heidi.

(Foto: Getty Images)

Gjatë bashkëbisedimit me prezantuesen e njohur, Klum ka thënë se do të vazhdojë të merret me modelizëm derisa të jetë e lumtur me atë që bën.

44-vjeçarja tashmë ka linjën e vet të të brendshmeve, të cilat i dizajnon, ndërsa padyshim se ajo është zgjedhja më e mirë për t’i reklamuar rrobat e veta. /Telegrafi/