Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Ellen DeGeneres Show, Heidi Klum ka thënë se i ka dëgjuar mendimet e të tjerëve se është koha të tërhiqet nga bota e modës, mirëpo ka thënë se akoma nuk i ka skaduar afati.
“Jam 44 vjeçe dhe shumë shpejt do të mbush 45 (1 qershor), ndërsa njerëzit tashmë më pyesin se a kam plane të tjera. A do të thotë se kemi afat skadimi”, është shprehur mes tjerash modelja.
Manekinia gjermane akoma reklamon veshje të brendshme dhe kostume të larjes duke e sfiduar kështu moshën që ka.
“Pse nuk mundem unë të jem atraktive? Pse duhet që të tilla të jenë vetëm femrat që janë 20 apo 30 vjeçe?”.
“Femrat që janë në moshën time, por edhe ato në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat e shtatëdhjetat… pse a kemi një afat skadimi ne? Të gjitha duhet të ndihen seksi. Kush mund të na thotë se ka ardhur fundi?”, është shprehur Heidi.
Gjatë bashkëbisedimit me prezantuesen e njohur, Klum ka thënë se do të vazhdojë të merret me modelizëm derisa të jetë e lumtur me atë që bën.
44-vjeçarja tashmë ka linjën e vet të të brendshmeve, të cilat i dizajnon, ndërsa padyshim se ajo është zgjedhja më e mirë për t’i reklamuar rrobat e veta. /Telegrafi/