Telegrafi

Edhe pse 39 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian mahnit me linjat trupore

Kourtney Kardashian (Foto: Getty Images)

Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, Younes Bendjima, kanë vazhduar me aventurën e tyre evropiane.

Dy të dashuruarit qe më shumë se një javë ndodhen në pushime romantike në Italia, ku natyrisht se janë ndjekur nga paparacit.

Këtë fundjavë, ata janë parë në një jaht në brigjet e Portofinos së bashku me disa miq të tyre.

Lexo po ashtu Lajmet për Kourtney Kardashian

Edhe pse 39-vjeçare, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka mahnitur me fizikun e saj.

Kourtney Kardashian vuri në pah fizikun e saj (Foto: Cucu/Backgrid)

Ndërkaq, i dashuri i saj 25-vjeçar gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë.

Krahas miqve të tyre, me çiftin në Itali ndodhen edhe dy fëmijët e mëdhenj të Kourtneyt, Mason (tetëvjeçar) dhe Penelope (pesëvjeçare).

Kërcimi i Kourtney Kardashian (Foto: Instagram/KourtneyKardash)

Pos marrjes së rrezeve, motra më e madhe e Kardashianëve është hedhur në ujë dhe ka notuar. /Telegrafi/