int(1) Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre

Të punësuarat në industrinë e seksit nga qyteti i Sydneyt kanë vendosur që Ditën ndërkombëtare e prostitucionit, 2 qershorin, të protestojnë për shkak të çmimit të lartë të hapësirës së reklamimit në gazetat lokale.

Shoqata “Scarlet Alliance” që përfaqëson interesat e tyre, dëshiron që të votohet ligji kundër diskriminimit për t’u mbrojtur të punësuarat në industrinë e seksit, sepse vlerëson se aktualisht anëtaret e saj janë viktima të marrëdhënieve të pandershme të bankave, qiradhënësve, pushtetit lokal dhe reklamuesve.

Prostituta Ivy McIntosh vlerëson se shpalljet për njerëzit e “fushës” së saj të veprimit paguhen tepër shtrenjtë.

”Paguaj tepër për pesë centimetra të shkretë në një shpallje”, shkruan në deklaratën e saj.

”Prostitucioni është ligjor në New South Wales dhe pse atëherë m’i paguajnë qindra dollarë për një reklamë në gazeta lokale kur tjerëve u paguajnë më pak se 100 dollarë?”, ka shtuar ajo.

Të punësuarit në industrinë e seksit, të veshur në të kuqe dhe me ombrella të kuqe, kanë demonstruar para ndërtesës së parlamentit të Australisë në këtë ditë.

Exit mobile version