Site icon Telegrafi

Edhe Prishtina humb

Minatorët me golat e kapitenit Shpëtim Idrizit i shkaktuan humbjen e parë kampionit në këtë edicion të garave. Me këtë fitore Trepça’89 mbetet skuadra e vetme pa humbje dhe zbret Prishtinën nga pozita e liderit, për ta marrë vet kryesimin.

Kryendeshja Prishtina – Trepça’ 89 arsyetoi epitetin. Angazhimi maksimal i futbollistëve, shikushmëria për lakmi, lojë korrekte dhe tre gola të shënuara pasqyruan përballjen e dy skuadrave më cilësore aktualisht në futbollin tonë.

Liria barazoi me Drenicën 1:1. Me këtë pikë mysafirët mund të jenë të kënaqur edhe pse ata vetëm pesë minuta i ndau nga fitorja. Prizrenasit barazuan rezultatin duke shpëtuar nga humbja.

Fitore të sigurt shënoi Feronikeli, i cili mundi Hysin 4:2. Me këto tre pikë Ferronikeli i iku vendit të fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa Hysi edhe pas kësaj xhiro vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme të renditjës në tabelë. Trepça dhe Hajvalia mbyllen takimin pa gola. Ky rezultat në bazë të rrjedhës së ndeshjës është epilog real.

Nesër në kuadër të xhiros së gjashtë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll prej orës 15:00 zhvillohen edhe dy takime Vëllaznimi – Drita dhe Llamkos Kosova (V) –Besa.

Tabelës së klasifikimit tani i prin Trepça’89 me 14 pikë, para Prishtinës që ka tubuar 13 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version