Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”.
Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Papa, 86 vjeç, po i përgjigjej një pyetjeje se si mediat dixhitale dhe sociale duhet të përdoren më së miri në Vatikan.
Pornografia, tha ai, ishte “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… edhe priftërinjtë dhe murgeshat”.
“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.
Ndërsa sa i përket mënyrës se si të kërkohet në mediat sociale dhe botën dixhitale, ai tha se ato duhet të përdoren, por u tha atyre të mos humbin shumë kohë në to.
Kisha Katolike kërkon që të gjithë klerikët të mbeten beqarë – që do të thotë të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale dhe martesa.
Dhe shikimi i pornografisë do të shkelte këto kërkesa, shkruan më tej BBC.
Për shumë njerëz, të qenit beqar është një pjesë kyçe e të qenit një prift katolik, i cili supozohet t’i përkushtohet kishës dhe të mos shpërqendrohet nga ato që disa i konsiderojnë si shqetësime të kësaj bote, si për shembull një grua ose një familje. /Telegrafi/