Telegrafi

Edhe prezantuesja e trishtuar me vendimin e De Biasit (Foto)

Ilda Bejleri ka bërë një postim në rrjetet sociale pas vendimit të përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, për listën e futbollistëve që do të marrë në Kampionatin Evropian.

Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica nuk do të udhëtojnë me Shqipërinë në Evropian dhe këtë vendim prezantuesja e sportit e ka përshkruar si ‘trishtim’.

“Trishtim në kampin kuqezi. Gianni de Biasi trondit! Mbeten jashtë France, Euro 2016, Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala”, shkruan bukuroshja në postimin e saj.

Postimit të saj ia ka bashkuar edhe fotografinë e mëposhtme. /Telegrafi/