Telegrafi

Edhe politikanët në palestër për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Estonisë (Foto)

Ndeshja e basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Estonisë ka tërhequr vëmendje të madhe edhe te personalitet e njohura të vendit.

Kjo ka bërë që në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë të jenë të pranishëm edhe disa prej politikanëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ishin disa prej tyre. Natyrisht që nuk ka munguar përshëndetja ndërmjet tyre.

Kujtojmë që Kosovës i nevojitet fitorja në këtë përballje në mënyrë që të vazhdon në kualifikimet e mëtutjeshme për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’.

Estonia, nga ana tjetër, e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë në Grupin C. /Telegrafi/