Site icon Telegrafi

Edhe politikanët janë njerëz!

Situata u bë edhe më interesante pasi mu kjo parti miratoi ligjin i cili ndalon çdo formë të pornografisë, shikimit ose xhirimit. Me tu publikuar kjo fotografi në media, Arifinto dha dorëheqje.

Ai tha se edhe ai është njeri që nuk mund të përmbahet gjithmonë dhe në partinë e tij ka hasur në mirëkuptim. Nuk mërzitet fort se do të dënohet, edhe pse në Indonezi është praktikë një gjë e tillë.

Ylli i filmit i këtij vendi, Nazil Irham, u dënua me tre vjet e gjysmë burg pasi xhirimi shtëpiak i saj u publikua në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version