Telegrafi

Edhe Pirlo rrezikon Botërorin

Ylli i Milanit u largua nga qendra stërvitore në Sistriere, pas lëndimit pësuar në kofshë, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren e të shtunës ndaj Zvicrës. Pirlo ka udhëtuar në Milano për të bërë dhe testet tjera, ndërsa nuk dihet ende se kur do të kthehet në stërvitje.

Pirlo është padyshim njëri ndër lojtarët kryesor të Marcello Lippit, pasi që është njeriu i vetëm kreativ në formacionin e Italisë, ndërsa ishte i suksesshëm edhe në Botërorin e vitit 2006. /Telegrafi/