Telegrafi

Edhe Phil Foden me het-trik ndaj Manchester United

Manchester City po vazhdon të shkatërrojë Manchester Unitedin, duke i shënuar edhe golin e gjashtë.

Pas het-trikut të realizuar nga Erling Haaland, tani ishte radha për Phil Foden që të realizonte po ashtu një të tillë.

Ishte minuta e 73-të e takimit, kur sulmuesi norvegjez asistoi për atë anglez, që realizoi për 6-1.

Ky është goli i pestë këtë edicion për Foden, derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/