Qytetarët e Shkupit edhe përkundër paralajmërimit se transporti do të jetë pa pagesë, sot kanë përdorur makinat e tyre si ditët e zakonshme. Bashkia e Shkupit edhe sot bëri apel deri tek qytetarët që sa më shumë ta përdorin transportin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ndërmarrja Publike Transportuese thonë se pa kartela nuk mund të dihet numri i saktë i udhëtarëve me autobus, por sipas kontrolluesve numri është rritur minimalisht.
Ndërsa disa nga qytetarët u shprehën të kënaque dhe thonë se Bashkia e Shkupit është dashur prej më herët të ndërmarrë masa të këtilla./Telegrafi/