Site icon Telegrafi

Edhe përkundër pandemisë, Real Madridi njofton mbylljen e vitit me fitim

Real Madridi ka njoftuar parashikimet e tyre ekonomike për sezonin e kaluar, si dhe buxhetin e tyre për këtë vit, i cili ka parë një rënie në të ardhurat prej 300 milionë euro për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Klubi mbretëror ka bërë publike shifrat ekonomike për sezonin aktual dhe të kaluarin, ku në sezonin e fundit ka njoftuar se e ka mbyllur me fitime.

Lidhur me sezonin e kaluar 2019/20, Reali raportoi se u mbyll me një fitim prej 313 mijë eurosh përkundër humbjes së konsiderueshme të të ardhurave të marra nga pandemia e Coronavirus.

Në anën tjetër, për sezonin 2020/21, drejtuesit e klubit kanë planifikuar më pak shpenzime dhe kanë bërë buxhet më të vogël.

E gjithë kjo pasi pandemia ka shkaktuar një ulje të të ardhurave prej 106 milionë euro, ose 13 për qind të parashikimit të përgjithshëm.

Për këtë arsye, lojtarët në skuadrat e futbollit dhe basketbollit si dhe drejtuesit e klubeve kanë pasur një ulje të pagës prej 10 për qind, një shifër që do të ishte 20 për qind nëse La Liga nuk do të ishte në gjendje të përfundonte sezonin.

“617 milionë euro janë buxhetuar për sezonin 2020/21, 300 milionë euro më pak sesa të kishte pasur rritje të të ardhurave në përputhje me vitet e mëparshme para pandemisë”, thuhet në njoftim.

Klubi do të informojë anëtarët e tyre në një asamble të planifikuar të mbahet në 20 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version