Telegrafi

Edhe përdorimi jo i rregullt i marijuanës ndryshon trurin

Imazhe të MRI-së tregojnë se pirja e marihuanës ndikon në madhësinë dhe formën e zonave të trurit, për të cilat dihet se e luajnë një rol të rëndësishëm në emocion, motivim dhe vendimmarrje.

Studimet e mëparshme kanë treguar se përdorimi i marihuanës ka efekte të dëmshme në motivim, vëmendje, të mësuar, dhe dëmtime të kujtesës. Ky studim i mbështet pohimet e mëparshme të neurologëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik, të cilët sugjeronin se edhe konsumimi jo i rregullt e marihuanës – një xhoint apo dy në javë – mund të kenë efekt në funksionin dhe formimin e trurit tek të rriturit e rinj.

"Ky studim tregon se edhe përdorimi i lehtë apo i moderuar i marihuanës rekreative mund të shkaktojë ndryshime në anatominë e trurit", shpjegoi Carl Lupica, studiues i varësisë së drogës në Institutin Kombëtar për Abuzim me Drogë.

I publikuar këtë javë në "The Journal of Neuroscience", studimi ofron detaje për punën e studiuesve Jodi Gilman, Anne Blood dhe Hans Breiter. Shkencëtarët, të cilët e kryen hulumtimin në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts dhe kanë përdorur imazhe të MRI-së për të studiuar trurin e 18 – 25 vjeçarëve, duke i krahasuar ata që kishin raportuar përdorim jo të rregullt të marihuanës dhe ata që nuk e kishin raportuar një gjë të tillë.

Ata zbuluan se shprehitë më të shpeshta të përdorimit të marihuanës ishin të lidhura me anomalitë në nukleusin e akumbenës dhe amigdalës e – zonat e trurit që ndikojnë në emocion dhe motivim.

"Ky studim sfidon ndjeshëm idenë se përdorimi jo i rregullt i marihuanës nuk ndërlidhet me pasoja të këqija", tha Breiter, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Northwestern Feinberg. /Telegrafi/