Site icon Telegrafi

Edhe për sot Qeveria e Maqedonisë ka parashikuar një huamarrje të re

Qeveria ka parashikuar që edhe sot të merr hua prej 12.6 milion eurove, nga kreditorët e brendshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Borxhi do të sigurohet përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, me afat kthimi prej tre muajve, një viti dhe pesëmbedhjetë viteve.

Në disa raste, borxhi i marrë ka tejkaluar planifikimin, ndërkaq secila huamarrje është përcjellur me reagime të ashpra të opozitës./Telegrafi/

Exit mobile version