Site icon Telegrafi

Edhe pensionistët e Strumicës protestojnë për rritje të pensioneve

Pensionistët e Strumicës sot protestuan para objektit të komunës dhe kërkuan rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

Pensionistët që marrin pensione më të vogla ankohen se pensionet nuk janë të mjaftueshme për jetesë të dinjitetshme.

“Unë kam pension prej 15 mijë denarëve. Çfarë të bëj më parë me ato para, a t’i paguaj tatimet, të paguaj barna apo ushqim? Të gjithë e dimë se janë rritur çmimet. Le të rriten pensionet të paktën deri në 20 mijë denarë”, tha Jovanov.

Një pensionist tjetër u shpreh se të gjithë pensionistëve duhet t’u rriten pensionet për 3.500 denarë.

“Pensioni minimal nuk mbulon as nevojat bazë për këtë shkak duhet të rriten që të jetojmë jetesë normale me pension dhe të mos jemi raste sociale. Pensionistët për 30-40 vite kanë ndarë mjete te Fondi dhe prandaj institucionet duhet të pranojnë kërkesat tona”, u shpreh një pensionist tjetër.

Ndryshe, pensionistët e Strumicës protestojnë për herë të tretë për rritjen e pensioneve./Telegrafi/

Exit mobile version