Site icon Telegrafi

Edhe Peja me bileta vjetore

VIP Kartela – 100 Euro

Për të gjithë fansat të cilët kërkojnë akomodimet për veten dhe për familjarët e tyre në palestër, gjatë ndeshjeve të KB Peja, atëherë KB Peja u propozon VIP Kartelën.

KB Peja ka rinovuar ballkonin qendror në Palestrën e sporteve “Karagaçi”, i cili është përgatitur që të mirëpresë gjithë poseduesit e VIP Kartelës. Hyrja e veçantë në palestër, mikpritja dhe vendi i garantuar për të gjithë stinorin janë garanci për një super akomodim.

Kartela “Shqiponjat” – 30 Euro

Për të gjithë tifozët e zjarrtë të cilët kanë qenë dhe mbetën besnik të klubit pejan, klubi u ofron një super ofertë. Të gjitha ndeshjet e klubit si vendas, në të gjitha garat mund t’i bleni në një pako të veçantë e cila kushton 30 euro. Hyrja për “Shqiponjat” mbetet e njëjta dhe me kartelën e re mund të hynë vetëm në tribunën “Shqiponjave”. Së bashku me kartelë vjen edhe shalli. Po ashtu të gjithë ata që posedojnë kartelat “Shqiponjat”, në ndeshjet kur ka organizim mund të udhëtojnë falas kur Peja luan sy mysafire (Bileta plus autobusi).

Ju njoftojmë se sot me fillim nga ora 19:00 në sallën ‘Karagaçi’ në Pejë, do të zhvillohet një ndeshje miqësore mes KB Peja dhe KK Ibar Rozaja. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version