Telegrafi

Edhe pasi që shënoi, tifozët e PSG-së e fishkëllyen Neymarin

Neymar mori një sërë fishkëllyen teksa shënoi për Paris Saint-Germain, me Lionel Messin që shfaqi një pamje tejet të heshtur gjatë takimit.

Braziliani dhe argjentinasi u fishkëllyen para fillimit të sfidës, me tifozët e PSG-së që vazhduan qasjen e tyre të pamëshirshme gjatë ndeshjes në Parc des Princes.

Yjet e PSG-së u përballën me fishkëllima të forta sa herë që merrnin topin kundër Bordeaux.

Lexo po ashtu Tifozët e PSG-së 'gozhdojnë' Messin dhe Neymarin duke i vërshëllyer, Mbappen e duartrokasin

Dhe tifozët madje e shanë brazilianin pasi ai shënoi golin e dytë të skuadrës së tij.

Ish-lojtari i Barcelonës nuk e festoi golin e tij, me Messin gjithashtu që mezi festoi përfshirjen e tij te goli.

Emri i Neymar u fishkëllua më pas kur u njoftua brenda stadiumit.

Sigurisht, reagimi vjen pasi gjigantët francezë u eliminuan në mënyrë spektakolare nga Liga e Kampionëve nga Real Madrid. /Telegrafi/