Telegrafi

Edhe pas takimit Bekteshi-Hasani s’ka marrëveshje për taksat doganore

Foto: Ilustrim

Nuk ka marrëveshje konkrete për heqjen e plotë të vendimit të Kosovës për rritjen e taksës doganore as pas takimit të sotëm në Prishtinë në mes ministrit për ekonomi Kreshnik Bekteshi dhe ministrit kosovar për tregti dhe industri, Bajram Hasani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bekteshi ju ka treguar dëmet çka i shkakton vendimi për të dyja vendet, ndërsa Hasani ka dhënë besimin se kjo do të përcillet në seancën e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

Siça tha Bekteshi Qeveria e Kosovës në seancën e ardhshme do t’i rishikoj vërejtjet e Maqedonisë që të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme.

“Personalisht mendoj se për një kohë sa më të shpejtë do ta vazhdojmë bashkëpunimin tregtar, në dobi të prodhimeve bujqësore dhe shoqërisë së bizneseve nga të dyja palët”, tha Bekteshi. /Telegrafi/