Ata bëjnë duet në jetë, por edhe në skenë!
Çifti i njohur Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku edhe sot e kësaj dite ruajnë të njëjtën dashuri për njëri-tjetrin, po aq sa edhe të njëjtin respekt nga publiku, ndonëse ka kohë që në muzikë, ata janë “zhdukur”.
Publiku kërkon me ngulmim këngën e tyre të radhës, pritje e cila ka kaluar tashmë një dekadë, që nga koha kur ata u tërhoqën nga muzika.
Ndonëse nuk janë paraqitur më në skenë, publiku ka mundësinë që herë të pas here t’i shoh rrugëve të Prishtinës, ngase shëtitja është rituali i tyre i përditshëm.
Në disa fotografi të shkrepura sot (e shtunë) nga Telegrafi në kryeqytet, Aida dhe Armendi shihen duke shëtitur së bashku të kapur dorë më dorë rrugëve të Prishtinës.
Dashuria e tyre për njëri-tjetrin është aq e madhe, njëlloj si në takimin e tyre të parë.
E derisa do të presim që ikonat e muzikës të vendosin të na befasojnë me projektin e tyre të radhës, le të freskojmë memorien duke i parë në disa imazhe të thjeshta nga përditshmëria e tyre. /Telegrafi/