Site icon Telegrafi

Edhe pak ditë për premtime nga partitë politike në Maqedoni

Partitë politike edhe gjatë ditës së djeshme vazhduan takimet e tyre me qytetarët. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive më të mëdha, gjatë ditës së djeshme në kuadër të fushatës zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka qenë me banorët e Çairit ku në tubim qendror e kanë prezentuar kandidatin Visar Ganiu. Mes tjerash Ali Ahmeti, kryetar, tha se marrëveshjen me LSDM-në e kanë publike dhe asnjëherë ai nuk ka bërë marrëveshje të fshehta.

PDSH-ja e Menduh Thaçit ka qenë në Tetovë, Zhelinë dhe Çair ku janë prezentuar kandidatët Bardhyl Dauti, Sali Ajdini dhe Idriz Orana.

Lëvizja Besa ka qenë me aktivitete në disa komuna por kryetari i kësaj partie ka qenë në takim me Shoqatën e të verbërve. ”Më njoftuan për së afërmi për nevojat dhe kërkesat e tyre, që kanë hasur në vesh të shurdhër nga autoritetet komunale. Ju premtova se në qeverisjen e ardhshme, do të angazhohemi maksimalisht, që t’ua lehtësojmë lëvizjen kategorive të personave me nevoja të veçanta përmes platformës tonë zgjedhore.”

Aleanca për shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela ka qenë në tubim qendror në Strugë dhe fshatrat përreth ku e kanë prezentuar kandidaturën e kryetarit të tyre. Dollogozhda ka qenë nikoqir i Selës mbrëmë ku ai ka premtuar investime kapitale për Strugën dhe fshatrave përreth.

Koalicioni i RDK-së dhe Unitetit, ”Aleanca për shqiptarët” kanë qenë në takime me kandidatin për kryetar komune Shpat Iseini nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Gostivarit.

LSDM-ja ka qenë në Haraçinë, ku kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev ka thënë se ka jetë për të gjithë por edhe për komunën që do të udhëhiqet nga Milikije Halimi.

OBRM-PDUKM ka qenë në mesin e banorëve të Gjevgjelisë ku kanë prezentuar kandidatët për këshilltarë dhe kryetar komune. /Telegrafi/

Exit mobile version