Telegrafi

Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i dytë i garës Gjakova Trail 2024, regjistrohuni tani

Kanë mbetur më pak se një javë për tu regjistruar në edicionin e dytë të garës “Gjakova Trail 2024”, e cila mbahet më datë 15 shtator 2024 (e dielë) në parkun e Shkugezës, në Gjakovë.

Sipas organizatorëve, një numër i konsiderueshëm i garuesëve janë regjistruar në të dy kategoritë dhe ata presin që regjistrimet të rriten akoma në ditët në vijim.

Sipas Erblin Tabakut, interesimi është i madh për regjistrim në të dy kategoritë, 10 dhe 21 km. Ka të regjistruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva etj.

Gjithashtu, regjistrime ka edhe nga pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe Forcës se Sigurisë se Kosovës.

Z. Tabaku thekson që janë të gatshëm të pranojnë deri në 250 garues për te cilët janë përgatitur, çantat me numra, bluzat e garës dhe medaljet.

Shpërblimet do të jenë:

– 250 EURO për vendet e para,

– 150 EURO për vendet e dyta dhe

– 100 për vendet e treta në të dy kategoritë për të dyja gjinitë.

Kategoria 10 km fillon garën në orën 9:30, ndërsa kategoria 21 fillon garën ne orën 10:10, në hapësirën prapa fushës së futbollit në Shkugëz.

Terreni nuk është i vështirë dhe ngjitja është mesatare. Për sigurinë dhe shëndetin e garuesve, organizatorët janë kujdesur që prezent të jenë ekipet nga QKMF – Gjakovë, Policia e Kosovës dhe një numër i madh i vullnetarëve.

Në fund të garës, do të ketë pije, muzikë dhe BBQ për të gjithë, për garuesit dhe jo-garuesit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në të njëjtin vend ku fillon gara dhe e njëjta do të mbahet në ora 14:00.

Organizatorët presin një garë të bukur dhe ju urojnë sukses të gjithë garuesve.

Për çdo pyetje rreth garës, ju lutem shkruani në rrjetet socale Facebook ose InstagramGjakova Trial.

Ndërsa, për tu regjistruar, klikoni këtu! 

Pas një pauze dy vjeçare, vazhdon organizmi për realizimin e edicionit të dytë të “Gjakova Trail 2024”.

Kjo ngjarje sportive/rekreative është një garë e vrapimit që mbahet në parkun e bukur të Shkugezës, në Gjakovë me datë 15 shtator 2025 (e dielë) në dy distanca, 10 dhe 21 km, në një terren jo të asfaltuar me ngjitje mesatare.

Gjakova Trail 2024 organizohet nga një grup entuziastësh të sportit në baza vullnetare me mbështetje te Komunës së Gjakovës, Ministrisë së Sportit dhe disa bizneseve private.

Gara përveç aspektit konkurrues, ka për qëllim edhe afirmimin dhe popullarizimin e sportit dhe vrapimit në qytet dhe parashikon të ketë edhe disa aktivitete të tjera në natyrë, si BBQ, pije, muzikë etj, për ata që nuk vrapojnë.

Deri më tani, një numër i madh i garuesve është regjistruar në të dy distancat dhe ka garues nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Pagesa për regjistrim është 15 EURO për distancën 10 km dhe 20 EURO për distancën 21 km.

Shtigjet do të jenë mirë të shënuara me pika të mjaftueshme të furnizimit me lëngje dhe ushqim.

Garuesit gjithashtu do të përjetojnë bukuritë e Shkugzës, si dhe shtegun e ri të posa hapur nga Komuna e Gjakovës.

Gjakova Trail 2024 ju fton që t’i bashkangjiteni kësaj ngjarjeje, si garues ose si përkrahës në mënyrë që të kalojmë një ditë të bukur së bashku në natyrë, me muzikë dhe ushqim të mirë.

Linku për regjistrim: kosovopass.com/pass/486/a