Telegrafi

Edhe pak ditë kanë mbetur për t’u bërë pjesë e POTTIT 2024

Prishtina është gati të mirëpresë lojtarët e pingpongut nga e gjithë bota për edicionin e dytë të “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024”, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit më 7, 8 dhe 9 qershor 2024. Ky turne është bërë tashmë një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin e pingpongut kosovar, duke tërhequr mbi 200 lojtarë nga të gjitha anët e botës.

Klubi i Pingpongut Priping njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për t’u bërë pjesë e turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2024, i cili do të mbahet me datë 7, 8 dhe 9 Qershor 2024.

 Turneu Prishtina Open 2024 do të përfshijë kategoritë e moshës për të rinjtë U13, U17 dhe U21, duke u ofruar atyre një mundësi ideale për të shfaqur talentin e tyre dhe për të marrë përvojë në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, veteranët do të jenë pjesë e turneut, duke e bërë këtë ngjarje inkluzive për të gjitha grupmoshat dhe duke u ofruar pingpongistëve të të gjitha niveleve një mundësi për të konkurruar dhe për të ndarë pasionin e tyre për lojën. Ndërsa senirorët dhe seniroret do të garojnë mes vete me date 9 qershor ku edhe pritet që të ketë ndeshje shumë atraktive.

Turneu është i hapur për lojtarët e pingpongut si ata profesionist poashtu edhe për lojtarët amator, nga të gjitha vendet, që të marrin pjesë në një garë madhështore dhe për të shijuar mikpritjen e veçantë kosovare.

Për t’u bërë pjesë e Prishtina Open vizitoni faqen e klubit www.priping.com