Gjykata Administrative në ora 18:30 do të mbajë seancë ku do të shqyrtohen dy padi të paraqitura nga Koalicioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2016 të udhëhequra nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata Administrative thanë se do të shqyrtojnë dy paditë e LSDM-së. Në ora 18 do të mbahet seancë publike pas parashtresave të dorëzuara nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM për URP.nr.513 / 2016 për anulimin e vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP.nr.10-493 nga 17.12.2016.
Në ora 18:30 do të mbahet seancë publike në ankesën e koalicionit të udhëhequr nga LSDM URP.nr.514 / 2016 për anulimin e vendimit të Komisionit të Zgjedhjeve UP1.nr.10-490 nga 17.12.2016.
Këshilli i Gjyqtarëve është i përbërë nga kryetarja Vesna Jovanovska dhe anëtarët Burim Sejdini, Aneta Xhigerova, Gjoko Zhivkovski dhe Dragoslav Radiçevski.
Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka parashtruar katër ankesa në Gjykatën Administrative, dhe një padi ka ngritur OBRM-PDUKM.
Gjykata Administrative ka 48 orë kohë për t’u marrë me këto ankesa dhe brenda 24 orëve, vendimet duhet t’i publikojë në faqen e internetit të Gjykatës, e cili është forma më e prerë. /Telegrafi/