Site icon Telegrafi

Edhe pa Ligjin e Prokurorisë Publike, është e qartë se do të ketë përfundim të lëndëve të PSP-së

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së veriut dje mori përsipër rastet e PSP-së. Me këtë, tashmë është e sigurt se përpunimi i tyre në gjykata do të vazhdojë dhe do të ketë një përfundim.

Miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike, sipas Ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, nuk është më e nevojshme për vazhdimin e rasteve të PSP-së dhe transferimin e tyre në Prokurorinë Publike, por është e nevojshme për të përmbushur detyrimet sipas strategjisë së reformës në sistemin e drejtësisë.

Transferimi i rasteve që po ndodh po shqetëson llogaritë e atyre që kanë dëshiruar që pas 15 shtatorit nuk do të ketë asnjë prokuror special, të mos ketë ndonjë që të përfundojë rastet, të ketë institucion të bllokuar, lëndë të papërfunduara edhe për një vit tjetër, ai plan bëri dëm, por dështoi. Tani është e sigurt se rastet e PSP-së do të përfundojnë me transferimin e tyre në Prokurori Publike. Mundësia e ndonjë ndikimi negativ në mendimin e Gjykatës e Lartë është hequr plotësisht”, tha dje Deskoska.

Nga Prokuroria dje pasdite informojnë se rastet janë marrë përsipër nga prokurorët publikë të cilët deri më tani kanë trajtuar rastet specifike derisa të emërohet një prokuror publik kompetent dhe prokuror publik i cili do të procedon për çdo lëndë.

Prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, ndërkohë, shprehu shpresën që Këshilli i Prokurorëve Publikë së shpejti do të zgjidhë statusin e prokurorëve të PSP-së./Telegrafi/

 

Exit mobile version