Telegrafi

Edhe OSBE-ja dënon incidentet e fundit në veri

“Një numër incidentesh shqetësuese të sigurisë kanë prekur banorët në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. Akti i fundit la të plagosur një djalë trevjeçar dhe një vajze nëntë vjeçare, gjë që është tërësisht e papranueshme”, ka thënë Schlumberger, i cili gjendet në Vjenë për raportimin e tij rregullt para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, transmeton Rel.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit të bëjnë hetimet të plota për këtë dhe aktet tjera të dhunës së ditëve të fundit, si dhe t’i sjellin aktorët para drejtësisë. /Telegrafi/