Site icon Telegrafi

Edhe Nusreti përfshihet në “Bottle Cap Challenge”, ndërsa sfidat e Mariah, Ramos e Reus janë të veçanta

(Foto: Screenshot/Instagram/Twitter)

Sfida “Bottle Cap Challenge” tashmë është bërë një sensacion në internet dhe personalitete të shumta kanë provuar versionet e tyre, të cilat i kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj sfide është bërë edhe shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokce, i cili për afro 23 milionë ndjekësit e tij në Instagram, e ka publikuar versionin e tij të kësaj sfide.

Natyrisht se duke qenë një kuzhinier dhe përgatitës i mishit, ai e ka bërë sfidën në “stilin e kasapit”.

Këngëtarja Mariah Carey e ka shfrytëzuar fuqinë e saj më të madhe – zërin, për ta hapur kapakun e shishes.

Nuk ka munguar edhe versioni i Sergio Ramos, i cili hapjen e kapakut e ka bërë me ndihmën e gjuhës dhe u ka kërkuar të sfiduarve nga ai që të provojnë ta tejkalojnë atë.

E veçante ishte edhe sfida e Marco Reus, i cili ka pasur në dispozicion për të hapur një shishe për ushqimin e fëmijëve dhe ia ka dalë me sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version