Po vazhdojnë sukseset e xhudisteve tona në Kampionatin Evropian.
Nora Gjakova ka shënuar edhe fitoren e tretë në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.
Xhudisja jonë në kategorinë deri në 57 kilogramë ka mposhtur me shënim të artë në çerekfinale portugezen Telma Montera.
Pejania në gjysmëfinale do të takohet me rusen, Anastasiia Konkina, e cila paraprakisht kishte mposhtur Hedvig Karakasin.
Në anën tjetër, Distria Krasniqi u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të takohet me xhudisten turke, Irem Korkmaz, e cila triumfon në këtë fazë kundër rumunes Andreea Chitu. /Telegrafi/