Nora Gjakova është plasuar në finalen e Grand Prix të xhudos, i cili po mbahet në Hagë të Holandës.
Nora në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë mundi Mina Libeer.
Xhudistja pejane në finale takohet me Theresa Stoll nga Gjermania.
Kujtojmë se në finale është edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë, e cila në gjysmëfinale mundi polaken, Agata Perenc.
Kujtojmë se Kosova përfaqësohet me Distria Krasniqin, Nora dhe Akil Gjakovën, i cili garën e parë do ta zhvillojë ditën e nesërme (e shtunë). /Telegrafi/