Telegrafi

Edhe Nora Gjakova mëson kundërshtaren e parë në Lojërat Olimpike

Pas Majlinda Kelmendit, edhe një xhudistes kosovare ka mësuar kundërshtaren e parë në Lojërat Olimpike.

Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë do të përballet me garuesen kolumbiane Amaris.

Gjakova për herë të parë ‘ethet’ e Lojërave Olimpike do ti përjetoj më datën 8 gusht, transmeton Telegrafi.

Fituesja e duelit mes Norës dhe Amaris, do të përballet me rumunen Caprioriu.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e parë e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike (Foto)

Ndryshe, Majlinda Kelmendi raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e dytë do të takohet me fituesen e ballafaqimit mes Gnetos Tschopp. /Telegrafi/