Pas Distria Krasniqit edhe xhudistja Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix – Hagë.
Në kategorinë 57 kilogramë, Gjakova në finale e mposhti gjermanen, Theresa Stol
Gjakova e mposhti gjermanen në finale me wazari dhe ippon.
Më herët edhe Distria arriti të njëjtin sukses.
Xhudistet treguan formë të lartë në Holandë duke mposhtur çdo kundërshtare. /Telegrafi/