Telegrafi

Edhe Nokia do të ketë tablet

Sipas Ollilit: “Tabletët janë produkt i rëndësishëm i cili po shqyrtohet dhe do të ketë hibrid të ndryshëm dhe formate të ndryshme në të ardhmen”.

Qysh më herët nënpresidenti i firmës, Niklas Savander, tha se së pari duhet të mendohet se si do të jenë tabletët dhe çfarë të rejash do të ofrojnë në treg: “Nëse do të hymë në këtë treg, duhet të kemi një qasje tjetër mbi gjërat për shkak se të jemi prodhuesi i njëqindenjëtë i tabletëve nuk është edhe ndonjë opsion ku me dit sa atraktiv për blerësit”.

Intervista e Ollilit për Financial Times përndryshe vjen para paraqitjes së tij nga kompania në të cilën ka qëndruar për 27 vite të plota. Për ndryshim nga kritikat për Stephen Elop nga ana e njërit nga ish drejtorët e Nokias i cili tha se Elop nuk ka vizion dhe se bordi menaxhues sipas të gjitha gjasave do ta largoj deri në fund të vitit, Ollila Elopit ia dha përkrahjen e plotë dhe sipas pohimeve mendon se gjërat po shkojnë në drejtim të duhur dhe se prapë do ta zënë pozitën e tregut që kishin më parë. /Telegrafi/