Skuadra franceze Monaco është shndërruar në një market për ekipet e mëdha evropiane.
Fjala është për mbrojtësin e majtë, Benjamin Mendy i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Monacon në Ligën Premier.
Anësori ka zhvilluar 39 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe duke dhuruar 11 asistime.
22-vjeçari është bërë objektivi kryesor i Manchester Cityt për krahun e majtë të mbrojtjes.
Mediat angleze kanë raportuar se City është e gatshme të transferojë reprezentuesin francez qysh në muajin qershor.
Mendy është lojtari i preferuar i Pep Guardiolës për krahun e majtë, ndërsa ky transferim mund t’i kushtojë Cityt rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/