Sulmuesi i rrezikshëm afrikan, Odion Ighalo është drejt transferimit në Kinë.
Nigeriani që aktivizohet tek skuadra londineze Watford ka bërë emër të madh në Angli pas formës së lartë vitin e kaluar.
27-vjeçari është bërë objektiv i gjigantit kinez Shanghai Shenua që ka ofruar 25 milionë funte për transferimin e tij.
Ish-anëtari i Udineses dhe Granadas ka para vete një kontratë katër vjeçare me tetë milionë euro pagë vjetore.
Watford duket se është e gatshme ta shesë yllin e saj për të fituar financiarisht.
Mediat angleze kanë raportuar se tani është në dorë të lojtarit nëse do të transferohet në Kinë apo të qëndroi në Watford.
Kujtojmë se gjatë verës për lojtarin intereism kishin shprehur edhe skuadra të mëdha evropiane si Arsenal, Liverpool, Roma, Milan e Atletico Madrid. /Telegrafi/