Edhe pse ka vazhduar bashkëpunimin me kampionin e Kosovës, Mazrekaj do ta vazhdoj karrierën në Shqipëri, respektivisht te skuadra e Partizanit ku do të huazohet për gjashtë muaj, njofton Express.
Mentor Mazrekaj synon që me paraqitjet te skuadra e Partizanit të siguroj një vend në Kombëtaren shqiptare. Përveç kësaj, ‘Mença’ synon dhe transferimin te ndonjë skuadër evropiane,
Mazrekaj do të jetë futbollisti i katërt i FC Prishtinës që do t’i bashkohet ekipit nga Tirana. Partizanit më herët i janë bashkuar edhe Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi dhe Behar Maliqi. /Telegrafi/