Telegrafi

Edhe një vit suksesi për RZB bank

Asetet e përgjithshme të bankës në fund të viti të kaluar ishin 601 milionë uuro që paraqet një rritje prej 26% në krahasim me një vit më herët. Kreditë e bankës janë rritur për 25% dhe kanë arritur shifrën prej 427 milionë euro, përderisa totali i depozitave është rritur për 26% duke arritur shumën prej 498 milionë euro.

Gjatë vitit 2008, Raiffeisen Bank në Kosovë ka rritur kapitalin e saj prej 44 milionë euro në 58 milionë euro dhe vazhdon të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë. Banka ka qenë poashtu profitabile dhe ka arritur një profit prej 15 milionë euro.

"Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur në Kosovë gjatë vitit 2008. Do të vazhdojmë edhe më tutje të ofrojmë shërbime dhe produkte bankare duke i përshtatur ato me nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë“, ka deklaruar, Bogdan Merfea, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank.

Raiffeisen Bank poashtu ka prezantuar shkurtimisht edhe aktivitetet afariste të Raiffeisen International, kompanisë mëmë e cila është prezente me degët e saj në 17 shtete të Evropës Qendore dhe Lindore. Megjithëse tremujori i katërt i vitit 2008 ka qenë shumë i vështirë për gjithë industrinë financiare, Raiffeisen International Bank ka arritur t’i realizoj parashikimet që i ka pasur për vitin 2008 duke arritur kështu edhe një rezultat rekord gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/