Site icon Telegrafi

Edhe një vit kontratë me Torinon, Vojvoda flet për të ardhmen

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që aktualisht luan te Torino, foli në konferencën për shtypin me rastin e mbylljes së fazës përgatitore, ku u pyet edhe për kontratën e tij.

Ai ka edhe një vit kontratë me klubin dhe sipas tij bisedimet kanë filluar, por Vojvoda saktësoi se nuk e ka me nxitim.

“Ka mbetur edhe një vit në kontratën time me Torinon dhe kemi biseduar për rinovimin. Jam i lumtur këtu, kam ende një kontratë dhe nuk ka nxitim”.

“E rëndësishme është që unë t’i tregoj trajnerit cilësitë e mia dhe duhet të përqendrohem më shumë në fushë se sa në gjëra të tjera, kështu që nuk kam nxitim”, deklaroi Vojvoda.

Tutje, mbrojtësi anësor foli edhe për trajnerin e ri Paolo Vanoli, i cili po e preferon si mbrojtës të djathtë.

“Për momentin, jam duke luajtur si krah i djathtë, por trajneri Vanoli e di që unë mund të luaj edhe si i pesti dhe nëse nevojitet mund ta bëj”, deklaroi mbrojtësi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version