Site icon Telegrafi

Edhe një vajzë tjetër shet virgjërinë

Tetëmbëdhjetëvjeçarja ka publikuar shpalljen e saj në një faqe gjermane të internetit ku mund të gjenden ankande të gjërave erotike dhe e cila mundëson takime në mes personave.

Në reklamë ajo ka pohuar: "Jam një rumune prej 49 kilogramë peshë dhe 1.73 metra gjatësi. Nuk pi duhan dhe posedoj vërtetimin e gjinekologut se jam e virgjër. Dua që hera ime e parë të jetë e veçantë dhe të mos jetë e dalldisur".

"Personi i cili ofron më së shumti para me mua mund të kalojë tërë vikend, nëse paguan të gjitha shpenzimet në rast se më duhet të udhëtoj apo të qëndroj në ndonjë hotel", thuhet në vazhdim të shpalljes.

Zonjusha Percea thekson edhe faktin se ka vendosur të shpallë virgjërinë e saj në ankand për të mbledhur para për studime. Gjithashtu, ajo shpreson se fituesi do të mund t’i bëhet edhe burrë.

Ajo është duke synuar të merr 50.000 euro, por në afatin prej tre ditësh, sa edhe zgjat ankandi, janë ofruar vetëm 5.033.

Exit mobile version