Mbrëmë vonë në Klinikën Infektive u bë testi i tretë i një rasti të dyshimtë me coronavirus.
Pacientja e cila kishte arritur nga Milano dhe ishte sjell në Klinikën Infektive doli me rezultatet negative, domethënë nuk ishte e infektuar me coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Rezultatet e pacientes që u testua për coronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë negative.
Ne po monitorojmë situatën, veprojmë në përputhje me protokollet e OBSH-së dhe vazhdojmë të informojmë rregullisht opinionin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/