Telegrafi

Edhe një transformim i aktorit fitues i Oscarit (Video)

“Gold” quhet filmi i ri që vjen nga regjisori dhe skenaristi, Stephen Gaghan dhe ndihmës-skenaristët Patrick Massett dhe John Zinman. Rolin kryesor në këtë triller e luan Matthew McConaughey.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Kenny Wells, njeriun i cili me ndihmën e gjeologut Michael Acosta gjen pasurinë në një minierë ari, njofton Telegrafi.

Roli i ri e gjen McConaugheyn me një transformim të ri, ndërsa përmes aktrimit dëshiron që të sigurojë një tjetër nominim, pse jo edhe ta fitojë sërish çmimin Oscar.

Kujtojmë se para dy vitesh, ai fitoi Oscarin falë paraqitjes në filmin “Dallas Buyers Club”, ku po ashtu iu nënshtrua një ndryshim të madh fizik.

Krahas tij, në filmin “Gold” luajnë edhe Edgar Ramirez, Bryce Dallas Howard, Joshua Harto, Timothy Simons, Michael Landes e të tjerë.

Premiera e filmit është caktuar të jepet më 25 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Aktori fitues i Oscarit tash do të bëhet profesor (Video)