Edhe një tragjedi e re ka goditur botën e futbollit brenda këtij viti.
Në muajin nëntor kanë humbur jetën shumica e futbollistëve të klubit brazilian të Chapecoenses pas rrëzimit të aeroplanit, ndërsa të hënën humbën jetën të paktën 30 persona, pasi një barkë është përmbysur në Ugandë.
Barka barte 45 persona, mes të cilëve ishte edhe një ekip futbolli lokal dhe shumë tifozë ndërsa shkonin për të luajtur një ndeshje miqësore, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e nëntë pasagjerëve, edhe pse zyrtarisht janë shpallur 21 të humbur. Vetëm 15 kanë arritur të shpëtojnë gjallë.
Shkaktar i fundosjes së anijes ishte mbingarkesa e madhe, të cilën e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë së Ugandës John Rutagira duke thënë se “Barka ishte e mbingarkuar. Përveç kësaj ka dëshmitarë që thonë se shumica e udhëtarëve ishin të dehur, duke shkaktuar paqëndrueshmërinë e barkës dhe fundosjes. Shumica e udhëtarëve ishin në një anë të barkës”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N9OF8r_AXDA