Telegrafi

Edhe një tjetër Ramosaj në skenën muzikore

Alban Ramosaj në garën “X-Factor Albania” u paraqit me këngën e 3 Doors Down, “Kryptonite”, dhe juria menjëherë e kaloi atë, duke e kualifikuar për më tej.

Albani është në një moshë të re por pretendon shumë. Ai tashmë përveç shkollës ka vendosur të punojë edhe në këngë dhe videoklipe të reja.

Mbiemri Ramosaj, tashmë ka hyrë shumë në estradën shqiptare, duke filluar nga Argjentina, Angjelina, Beatrix dhe tash grupit pritet t’i bashkohet edhe Alban Ramosaj. /Telegrafi/